Turqia zbulon rezerva të reja nafte dhe gazi me vlerë miliarda dollarë

by engel

Turqia ka identifikuar rezerva të reja të rëndësishme të naftës dhe gazit natyror, me një vlerë të përgjithshme që llogaritet në dhjetëra miliarda dollarë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, gjatë një interviste për agjencinë shtetërore Anadolu.

Sipas ministrit, janë zbuluar 57 milionë fuçi naftë, kryesisht në rajonet juglindore të vendit si Diyarbakır, Gabar dhe Batman. Vlera ekonomike e këtyre rezervave përllogaritet rreth 4 miliardë dollarë.

banner

Ndërkohë, në pusin Göktepe-3 në Detin e Zi është konfirmuar një tjetër zbulim i rëndësishëm: 75 miliardë metra kub gaz natyror, sasi që, sipas Bayraktarit, është e mjaftueshme për të mbuluar nevojat vjetore të vendit për rreth 1.5 vjet, ose për të furnizuar të gjitha banesat për afro 4.5 vjet.

“Sasia e zbuluar e gazit përfaqëson një vlerë prej rreth 30 miliardë dollarësh,” deklaroi ministri.

Bayraktar njoftoi gjithashtu se aktivitetet e kërkimit energjetik po vijojnë me intensitet të lartë, si në det ashtu edhe në tokë, dhe priten zbulime të reja deri në fund të vitit. Ai shtoi se investimet e shtetit në eksplorimin energjetik janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, me qëllim forcimin e pavarësisë energjetike së Turqisë.

Turqia ka intensifikuar përpjekjet për të gjetur burime të brendshme energjie si pjesë e strategjisë për të ulur varësinë nga importet e naftës dhe gazit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy