Ballkani kalon tutje në Ligën e Konferencës – eliminon Florianan

by Nexhat

Ballkani ka kaluar në rrethin tjetër të parakualifikimeve për në fazën e ligës në Ligën e Konferencës, duke eliminuar Florianan me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Klubi kosovar ia nisi shumë mirë këtij takimi, duke krijuar disa raste për gol, por u mungoi konkretizimi

banner

Në anën tjetër, Floriana ishte më kërkuese, ndërsa ia doli të shënonte golin e epërsisë në fund të pjesës së parë.

Në minutën e 38-të, Dunstan Vella kaloi Florianan në epërsi, duke çuar rezultatin në 1-0

Por, Ballkani nuk u dorëzua dhe u kundërpërgjigj me anë të Adetunjit, që shënoi për 1-1 në minutën e 45+1-të.

Në pjesën e dytë ishte një pamje tjetër, pasi që të dy skuadrat nuk arritën të shënonin më gola.

Skuadra kosovare ia doli ta ruante epërsinë prej dy golashë, për të siguruar kalimin në rrethin e katërt të Ligës së Konferencës

Në këtë fazë, Ballkani do të përballet me Shamrock Rovers, një kundërshtar aspak i lehtë, pasi mposhti St Josephs me rezultat 4-0.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy