Driton Ajazi: Lladrovci nuk përfaqëson më PDK-në, shkarkimi i tij është i pashmangshëm

by engel

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Driton Ajazi, ka deklaruar se Ramiz Lladrovci pritet të shkarkohet nga pozitat që mban brenda partisë, pas vendimit të tij për të garuar si kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale në Drenas.

Në një intervistë për Tëvë1, Ajazi u shpreh se Lladrovci, i cili ka qeverisur Drenasin për nëntë vite me radhë nën siglën e PDK-së, ka abuzuar me besimin e partisë dhe ka vepruar kundër vullnetit të saj.

banner

“Lladrovci tash e 9 vite ka qeverisur në Drenas. Ai ka abuzuar me besimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe këto janë veprime të pafalshme. PDK-ja dhe lidershipi i saj kanë ardhur në përfundim se nuk mund të vazhdohet më me të,” u shpreh Ajazi.

Ai shtoi se ndarja përfundimtare erdhi pas refuzimit të Lladrovcit për të pranuar vendimin e partisë që kandidati për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e ardhshme të jetë Petrit Hajdari.

“Ai nuk e pranoi vendimin e PDK-së për të kandiduar dikë tjetër, por në fund, qytetarët do të jenë ata që do të vendosin,” tha Ajazi.

I pyetur nëse Lladrovcin e pret një shkarkim nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryetarit të degës në Drenas, Ajazi ishte i prerë:

“Patjetër që po. Ai ka ndërtuar një strukturë sipas dëshirës së tij. Nuk ka më logjikë të qëndrojë në atë pozitë kur ka krijuar tashmë subjektin e tij politik. Ai nuk përfaqëson më PDK-në,” përfundoi Ajazi.

Zgjedhjet lokale në Drenas pritet të zhvillohen në vjeshtë, ndërsa situata brenda PDK-së po tensionohet për shkak të kësaj përçarjeje të hapur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy