Komisioni Koordinues i ICMG-së viziton Prishtinën për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

by engel

Komisioni Koordinues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), i udhëhequr nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Julian Pace Bonello, zhvilloi një vizitë zyrtare tre-ditore në Kosovë (27–29 korrik), në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Delegacioni, ku bënte pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis, pati takime të rëndësishme me udhëheqësit institucionalë të sportit dhe shtetit, përfshirë drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), zyrtarë të Qeverisë dhe të Komunës së Prishtinës.

banner

Në këto takime, përfaqësuesit e ICMG-së u pritën nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm Besim Aliti dhe nënpresidenti Milaim Kelmendi. Po ashtu, ata u takuan me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, zëvendësministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Diskutimet u fokusuan në sfidat organizative dhe themelimin e Komitetit Organizues të Lojërave “OCMG Prishtina 2030”, i cili do të përfshijë përfaqësues nga KOK-u, Qeveria dhe Komuna e Prishtinës. Komiteti do të drejtohet nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Qeveria e Kosovës rikonfirmoi mbështetjen e saj të plotë për organizimin e Lojërave, duke garantuar përkrahje financiare dhe logjistike për projektet e përfshira në dosjen zyrtare të kandidaturës. Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u zotua për bashkëpunim të plotë në nivel lokal, me qëllim që qyteti të jetë i përgatitur për të pritur mbi 15 mijë mysafirë nga vende të ndryshme të rajonit mesdhetar.

Në përmbyllje të vizitës, u njoftua se Komisioni Koordinues do të paraqesë një raport zyrtar mbi progresin dhe rekomandimet nga kjo vizitë në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të ICMG-së, që do të mbahet më 28 nëntor 2025 në Portimao, Portugali.

Një ditë më vonë, më 29 nëntor, gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme të Përgjithshme të ICMG-së, Komiteti Organizues “Prishtina 2030” do të prezantojë planin kryesor dhe ecurinë e përgatitjeve përpara familjes së madhe sportive mesdhetare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy