Kreui i SPAK-ut deklaron hetime të tjera për Erion Veliajn

by Nexhat

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, Altin Dumani u shpreh se nuk i përgjigjet 7 pyetjeve të drejtuara nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kreui i SPAK tha se dosja e Veliajt është ndarë në fraksion tjetër.

Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po heton disa fakte penale.

banner

“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale.

Dosja “Veliaj” është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale”, tha Dumani.

Ai u pyet nga gazetarët edhe për dosjen ndaj Ceno Klosit, deputet i zgjedhur i PS në Qarkun e Fierit, ish-drejtor i Tatimeve dhe zv/ministër i Energjetikës.

Dumani deklaroi se hetimet për Ceno Klosin po vijojnë. “Për Ceno Klosin vijojnë hetimet”, u shpreh Dumani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy