Kurti e VV e zyrtarizuan Çekon kandidat për Prishtinë, Bajçinovci që kishte ambicie i duartroket

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë e ka zyrtarizuar Hajrullah Çekon si kandidat për kryetar të Prishtinës.

Aty mori pjesë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, që synimin për fitore në Prishtinë e cilësoi si “detyrë historike”.

banner

Çeku ka shkruar në Facebook, duke thënë se ky nuk është vetëm hap formal, por zotim i qartë.

“Ky nuk është vetëm një hap formal, por një zotim i qartë për një drejtim të ri për kryeqytetin tonë, një Prishtinë që funksionon, që zhvillohet dhe që nuk lë askënd pas”, ka shkruar ai.

Pasi u zyrtarizua e ta marrë fjalën, Çekot ia zgjati dorën edhe Mefail Bajqinovcit, i cili ishte përmendur si kandidat për kryetar të Prishtinës, interes që ai në formë indirekte edhe e kishte shprehur.

Por, në fund Çeku u përzgjodh nga partia, e Bajqinovci duket të jetë në paqe me këtë – së paku publikisht.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy