Trump paralajmëron Kanadanë pas njoftimit për njohjen e Palestinës: Përkeqësohet situata mes dy shteteve

by engel

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të Kanadasë për njohjen e shtetit palestinez, duke paralajmëruar pasoja në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump u shpreh:
“Uau! Kanadaja sapo ka njoftuar se po mbështet shtetësinë e Palestinës. Kjo do ta bëjë shumë të vështirë për ne që të bëjmë një marrëveshje tregtare me ta. Oh Kanada!!!”

banner

Trump ka qenë i njohur për përdorimin e politikave tregtare si mjet presioni ndaj vendeve që ndjekin politika të ndryshme nga ato të SHBA-së. Paralajmërimi i tij vjen në një kohë kur Kanadaja dhe Malta kanë bërë të ditur se planifikojnë të njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Me këtë veprim, ato i bashkohen Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat tashmë kanë njoftuar mbështetjen për njohjen e Palestinës si shtet sovran.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy