Vlora Çitaku kritikon Rozeta Hajdarin: Ato dokumente për të cilat po pretendon se janë sekrete, ti i ke ndarë me Ridvan Tahirin!

by engel

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-zyrtares së Ministrisë së Punëve të Jashtme, Rozeta Hajdari, e cila aktualisht është nën hetim. Hajdari kishte shprehur shqetësim lidhur me qasjen e Prokurorisë në dokumente të klasifikuara si “sekrete”.

Çitaku e cilësoi ironike dhe shqetësuese këtë qëndrim të Hajdarit, duke e akuzuar se vetë i ka shpërndarë dokumentet “sekrete” tek persona pa asnjë autorizim.

banner

“Rozeta po shqetësohet pse Prokuroria paska pasur qasje në dokumente ‘sekrete’. Të jemi të qartë: bëhet fjalë për të njëjtat ‘sekrete’ që ajo i ka ndarë me Ridvanin, një qytetar që nuk ka kaluar asnjë verifikim apo filtër sigurie”, shkroi Çitaku në rrjetet sociale.

Sipas saj, nuk bëhet fjalë për ndonjë shqetësim të ligjshëm mbi klasifikimin e dokumenteve, por për frikë nga pasojat ligjore të veprimeve të vetë Hajdarit.

“Ky nuk është shqetësim për ligjshmërinë. Është panik nga përgjegjësia”, shtoi ajo, duke e cilësuar këtë qasje si “injorancë të pakufishme të përzier me arrogancë të rrezikshme”.

Rozeta Hajdari po hetohet për ndarjen e dokumenteve të klasifikuara me persona jashtë institucioneve zyrtare, përfshirë Ridvan Tahirin, i njohur për angazhimin e tij në debatet publike mbi politikën e jashtme. Prokuroria është në proces hetimor për të zbardhur mënyrën dhe qëllimin e shpërndarjes së këtyre materialeve konfidenciale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy