Ali Ahmeti i bashkohet thirrjes: Të gjithë në protestë për UÇK-në – Drejtësia s’mund të jetë e imponuar!

by informim peje

Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ka dalë në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale, e cila do të organizohet më 7 gusht në Prishtinë.

Ai iu ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që t`i bashkohen kësaj proteste.

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dje e duhur.

“Lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishtë e drejtë, e duhur dhe e përkrahur nga gjithë bota demokratike dhe liridashëse. Që nga paslufta, panumër procese gjyqësore ndërkombëtare e vendore dëshmuan çiltërsinë e luftës sonë për liri, demokraci, pavarësi. Drejtësia për popullin shqiptar nuk mund të bazohet në procese politike të imponuara nga Rusia dhe “dëshmi” të servuara nga Serbia. Unë jam pjesë e pandarë e luftës për liri të kombit tim dhe e mbështes protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së. Ju ftoj të gjithëve që të shihemi bashkë më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të lirisë sonë”, ka shkruar Ahmeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy