Bastisje në Zubin Potok: Policia e Kosovës sekuestron pajisje për prodhim të paligjshëm të kriptovalutave

by informim peje

Policia e Kosovës gjatë një bastisjee të kryer të enjten në fshatin Qabër të Zubin Potokut, ka sekuestruar pajisje që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.

Në një njoftim bëhet e ditur se në një objekt përcjellës të një shtëpie, policia ka gjetur dhe sekuestruar 13 pllaka kompjuterike (riga) dhe pajisje të tjera përcjellëse që përdoren për prodhimin e kriptovalutave.

banner

“Për sekuestrimin e këtyre pajisjeve është njoftuar Dogana e Kosovës, e cila do të ndërmarrë hapat e mëtejmë ligjorë në lidhje me rastin”.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo veprimtari të paligjshme, në numrin pa pagesë 192.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy