Ceremoni martesore në livadhin ku u shembën shtëpitë në Theth – Rama: Kurora e artë e Shqipërisë

by informim peje

Disa javë pas aksionit të IMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga lëndina para kullës së Ngujimit, ku dhe ishin ngritur më herët disa shtëpiza.

Kreu i qeverisë ka publikuar një video teksa aty zhvillohet një ceremoni martesore, ndërsa krahas shkruan: “Ja dhe Thethi, kurora e artë e Shqipërisë”.

banner

Kujtojmë se banorët dhe pronarët e shtëpizave në zonë, u ngritën në protestë për disa ditë me radhë për të kundërshtuar prishjen e pronave të tyre.

Ata kanë argumentuar se po humbnin mijëra euro investim, por reagimi i tyre nuk u mor parasysh, duke qenë se ndërtimet ishin pa leje edhe pse disa prej tyre nuk ishin me beton, por me dru.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy