E konfirmon Shtëpia e Bardhë: Trump ka ndërmjetësuar gjashtë konflikte – përfshirë edhe Serbinë e Kosovën

by informim peje

Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë të mbajtur për media ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për gjashtë muaj që është në Zyrën Ovale, ka ndalur mesatarisht nga një konflikt në secilin muaj të punës së tij si president gjatë këtij mandati të dytë në Shtëpi të Bardhë.

Leavitt kur ka numëruar konfliktet që ka ndalur presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur edhe Serbinë dhe Kosovën, gjë për të cilën presidenti Trump ka folur shpesh kohëve të fundit.

banner

Sekretaraja Leavitt ka theksuar se për 6 muaj që Trump është në deytrë ka ndërmjetësuar rreth një marrëveshjeje paqeje ose armëpushim në secilin prej tyre.

“Presidenti tani i ka dhënë fund konflikteve midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, dhe Egjiptit në Etiopi. Kjo do të thotë që Presidenti Trump ka ndërmjetësuar mesatarisht rreth një marrëveshje paqeje ose armëpushim në muaj gjatë gjashtë muajve të tij në detyrë”, ka thënë Leavitt në konferencën për media.

Trump në disa konferenca për media ka folur për një rrezik që Serbia ta sulmonte Kosovën dhe kishte treguar se e kishte ndalur një gjë të tillë duke kërcënuar Serbinë me ndalje të tregtisë me SHBA-në nëse do të ndodhte një gjë te tillë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy