Ilir Meta thirret të hënën në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve

by Nexhat

SPAK ka caktuar datën kur do t’i komunikojë ish-presidentit Ilir Meta përfundimin e hetimeve ndaj tij.

Meta do të thirret në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion ditën e hënë, më 4 gusht, në orën 11:00.

banner

Ai do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit drejt godinës së SPAK ku në prani të avokatit të tij mbrojtës, Kujtim Cakrani, do të firmosë dhe do të njihet zyrtarisht me mbylljen e hetimeve.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në paraburgimin e burgut 313 që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy