Pas 4 muajsh i shkoi në vend kërkesa për t’ia hequr tarifën SHBA’së, Osmani Trumpit: Jemi partneri më i besueshëm i juaji

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shrkuar sot për heqjen e tarifës 10 % ndaj produkteve amerikane. Osmani ka shpërndarë një reagim të saj, kur muaj më parë i kishte kërkuar Qeverisë së Kosovës për ta hequr këtë tarifë ndaj produkteve amerikane.

Ajo ka shkruar se Kosova është krenare që është vendi i parë që ka propozuar heqje të barrierave tregtare ndaj aleatit kryesor.

banner

“Që nga sot, hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë ZERO për të gjitha mallrat amerikane. Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik”, ka shkruar Osmani, pa e përmendur fare Qeverinë e Kosovës si vendimmarrëse.

Osmani ka etiketuar presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se “Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy