Punëtorët e RTK-së protestojnë më 6 gusht: Kërkojmë vetëm pagat tona

by informim peje

Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë njoftuar se të martën, më 6 gusht 2025, do të organizojnë një protestë në sheshin “Ibrahim Rugova”, përpara Kuvendit, Qeverisë dhe Presidencës.

Në këtë protestë, të dy sindikatat u kanë bërë thirrje të gjithë punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës që të bashkohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

banner

“Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës ftojnë të gjithë punëtorët e RTK-së që të bashkohen në protestën e përgjithshme që do të organizohet të martën, më 6 gusht 2025, në orën 11:00, me kërkesën e vetme: Transferoni buxhetin e RTK-së të miratuar me ligj, që të marrim pagat për punën e kryer,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Më tej, Sindikata e RTK-së shton se deri më 5 gusht do ta përsërisë kërkesën drejtuar qeverisë në detyrë që të ndërmarrë veprime urgjente për zgjidhjen e situatës. Sipas tyre, gjendja financiare në RTK është e rënduar dhe mund të përshkallëzohet nëse nuk bëhet transferimi i mjeteve të miratuara me ligj.

“Presim përgjigje të menjëhershme për të shmangur protesta të tjera dhe tensionim të situatës,” thuhet në fund të deklaratës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy