Trump ‘godet’ Hamasin: Ndihmat humanitare vidhen dhe tregtohen nga terroristët

by informim peje

Në një deklaratë telefonike për median amerikane Axios, presidenti i SHBA-së Donald Trump bëri të ditur se është duke përgatitur një plan për dërgimin e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.

“Duam të ndihmojmë njerëzit. Duam t’i ndihmojmë të mbijetojnë. Duam të ushqejmë popullin. Kjo ndihmë duhej të ishte dhënë prej kohësh”, u shpreh Trump.

banner

Edhe pse tregoi shqetësim për raportet e urisë dhe krizës humanitare në enklavën palestineze, Trump fajësoi Hamasin, duke thënë se kjo organizatë “vjedh dhe rishet ndihmën që futet në territor”.

Të premten, emisarë të Shtëpisë së Bardhë dhe diplomatë amerikanë vizituan qendra shpërndarjeje ndihmash në Gaza, të operuara nga organizata Gaza Humanitarian Foundation (GHF), e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, tha se Trump pritet të miratojë planin e ri të ndihmave sapo të informohet zyrtarisht nga emisari Steve Witkoff. Megjithatë, vetë Trump pranoi se deri të premten në mëngjes ende nuk ishte informuar, edhe pse vlerësoi punën e Witkoff si “të jashtëzakonshme”.

Deri tani nuk janë dhënë detaje për përmbajtjen e planit.

Trump deklaroi gjithashtu se situata në Gaza është e rëndë dhe premtoi shtim të ndihmës amerikane, ndërsa u bëri thirrje vendeve perëndimore dhe Izraelit të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë në këtë krizë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy