Zjarri në Malësinë e Madhe, shkrumbohet një mjet zjarrfikës! Situata kritike në disa zona

by informim peje

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e sotme në Malësi të Madhe, ku disa vatra zjarri kanë shpërthyer në pak minuta në zonat e Rrëzës, Veshtit, Delajt dhe fshatit Jeran, në njësinë administrative Kastrat.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve, një mjet zjarrfikës është përfshirë nga zjarri dhe është djegur.

banner

Pavarësisht vështirësive në terren, zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë vatrat e zjarrit që u përhapën me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Forca të shumta dhe disa mjete zjarrfikëse janë angazhuar njëkohësisht në zonat e prekura, me ndërhyrjen më të vështirë në fshatin Jeran, ku flakët rrezikuan jo vetëm sipërfaqe të mëdha me bimësi, por edhe banesa pranë tyre. Theksojmë se zjarri tani është shuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy