AGK dënon gjuhën seksiste dhe sjelljen e kryetarit Përparim Rama ndaj gazetares Leonora Kolukaj

by engel

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj sjelljes dhe gjuhës së përdorur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në drejtim të gazetares së Reporteri.net, Leonora Kolukaj.

Në një deklaratë publike, AGK e ka cilësuar të papranueshme qasjen e kryetarit Rama, duke e dënuar si gjuhë seksiste dhe sjellje jo profesionale ndaj një gazetareje. Sipas AGK-së, kjo nuk është hera e parë që kryetari i Prishtinës shfaq një sjellje të tillë ndaj gazetareve gra.

banner

“Gazetarja ka tentuar t’i parashtrojë pyetje kryetarit Rama para një konference për media dhe ka hasur në sjellje të papërshtatshme nga ai dhe stafi i tij. Ai dëgjohet duke e quajtur gazetaren ‘loçkë’, një gjuhë me tone seksiste dhe fyese. Për më tepër, gazetarja është shtyrë fizikisht nga një anëtare e stafit të kryetarit,” thuhet në reagimin e AGK-së.

Incidenti, i cili është regjistruar në video, ka ndodhur teksa gazetarja Kolukaj kërkonte një përgjigje lidhur me një premtim të pambajtur për furnizim me ujë dhe rregullim kanalizimesh në 48 fshatra të Prishtinës. Pasi nuk kishte marrë përgjigje përmes kanaleve zyrtare, ajo kishte vendosur të kërkonte sqarim direkt gjatë konferencës për shtyp.

Gjatë përplasjes verbale, kur gazetarja i kërkoi të ndalonte, Rama iu përgjigj me fjalët: “Jo loçka jem”, përpara se të largohej pa dhënë ndonjë koment apo përgjigje për çështjen e ngritur.

AGK ka bërë thirrje për respektim të lirisë së shtypit dhe trajtim profesional të gazetarëve nga institucionet publike.
“Ftojmë kryetarin Rama të japë llogari për këtë qasje të papërshtatshme dhe t’i trajtojë pyetjet e gazetarëve si pjesë e domosdoshme e transparencës dhe llogaridhënies publike,” përfundon reagimi i Asociacionit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy