Baker pritet me nderime ushtarake nga Maqedonci në vizitën e tij të parë në Kosovë

by engel

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka pritur sot me nderime ushtarake Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Kosovës.

Vizita e Baker është e para në vendin tonë në këtë kapacitet zyrtar dhe vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet strategjike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

banner

Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, Baker dhe Maqedonci zhvilluan një takim dypalësh ku, sipas burimeve zyrtare, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ushtarak, mbështetjen amerikane për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe objektivin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Gjatë ditës, Baker është takuar edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku u riafirmua përkushtimi i SHBA-ve për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, si dhe për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Pas takimit me ministrin Maqedonci, është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët për media, ku pritet të jepen më shumë detaje rreth agjendës së bashkëpunimit dypalësh dhe projekteve të ardhshme në fushën e mbrojtjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy