Deputetja Hykmete Bajrami: Ministri Murati po dezinformon publikun për qarkullimin e bizneseve

by engel

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për shpërndarje të të dhënave të pasakta rreth qarkullimit vjetor të bizneseve në vend.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajrami ka publikuar të dhëna zyrtare të siguruara nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), për të cilat thotë se demantojnë deklarimin e mëhershëm të ministrit Murati. Ky i fundit kishte pretenduar se qarkullimi vjetor i bizneseve kap shumën prej 10.7 miliardë eurosh, ndërsa sipas Bajramit, shifra e saktë është 9.76 miliardë euro – një dallim prej afërsisht 10%.

banner

“Nuk ka asnjë dyshim që ka inflacion dhe se ky inflacion ka prekur më së shumti produktet e konsumit të përditshëm. Por kur Hekurani mashtron edhe me shifra, kjo është e tepërt”, shkruan deputetja e LDK-së në reagimin e saj.

Ajo e shoqëroi postimin edhe me një video informuese, ku prezantohet diferenca ndërmjet të dhënave të deklaruara nga Murati dhe atyre të publikuara nga ATK.

Bajrami nuk kurseu kritikat për mënyrën se si qeveria aktuale, sipas saj, po përpiqet të manipulojë opinionin publik përmes shifrave. Ajo gjithashtu përmendi edhe raste të mëhershme ku, sipas saj, institucionet janë vënë në shërbim të manipulimit të të dhënave, përfshirë edhe ndryshimin e raportit të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit vitin e kaluar.

“Nëse ATK-ja detyrohet të dalë me ndonjë reagim, mos u befasoni”, përfundoi Bajrami, duke lënë të hapur mundësinë për zhvillime të mëtejshme lidhur me këtë çështje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy