Joe Biden: Amerika po përballet me “ditë të errëta” nën drejtimin e Trump

by engel

Ish-presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të enjten se SHBA po kalon një periudhë të rrezikshme nën drejtimin e Donald Trump, duke akuzuar pushtetin ekzekutiv se po përpiqet të shkatërrojë Kushtetutën.

Gjatë një fjalimi në ceremoninë vjetore të Dhomës Kombëtare të Avokatëve në Chicago, Biden u shpreh se vendi ndodhet në një moment historik kritik:

banner

“Ka momente që ndajnë gjithçka që ka qenë më parë nga gjithçka që vjen më pas. Ne jemi në një moment të tillë – një përballje me të vërtetën e hidhur për institucionet tona dhe demokracinë.”

Pa e përmendur drejtpërdrejt Trumpin, Biden e quajti “tipi” dhe theksoi se qytetarët po kuptojnë gjithnjë e më shumë nevojën për kontroll mbi pushtetin ekzekutiv:

“Gjyqtarët, gjykatat, ligji dhe Kushtetuta janë thelbësore. Amerikanët po fillojnë të kuptojnë se çfarë rreziku paraqet ky njeri në pushtet. Dhe kjo sapo ka filluar.”

Biden kritikoi gjithashtu firmat ligjore që i nënshtrohen presioneve politike dhe disa prej mediave të mëdha që, sipas tij, nuk i qëndrojnë parimeve të drejtësisë. Ai shprehu shqetësim për entuziazmin e politikanëve ndaj qasjes agresive të administratës aktuale në çështjet e emigracionit dhe zbatimit të ligjit.

“Administrata e tanishme po përpiqet të zhbëjë çdo arritje të administratës sime – drejtësinë, barazinë, të ardhmen tonë,” tha ai.
“Këto janë ditë të errëta. Por jemi këtu sepse besojmë se e ardhmja është në rrezik, dhe nuk duhet të kërkojmë falje që po luftojmë për të.”

Biden, i cili vijon trajtimin për një formë agresive të kancerit të prostatës, është mbajtur në hije që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, duke dalë në publik vetëm me disa fjalime të përzgjedhura. Ai aktualisht jeton mes dy rezidencave të tij në Delaware dhe po punon në librin e tij të ardhshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy