Mirlind Daku po shkëlqen në fillimin e sezonit me fanellën e Rubin Kazan, duke u konfirmuar si një nga pikat më të forta të repartit ofensiv të skuadrës ruse.
Pas golit në kampionat ndaj Zenit Shën Petersburgut, sulmuesi kuqezi ka gjetur rrjetën edhe në Kupën e Rusisë.
Në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, Rubin Kazan u përball me Orenburgun, ku Daku u shfaq vendimtar që në pjesën e parë. Në minutën e 29-të, ai realizoi me saktësi nga pika e penalltisë, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij dhe duke vulosur golin e dytë sezonal.
Forma e Dakut është një sinjal pozitiv jo vetëm për klubin e tij, por edhe për kombëtaren shqiptare, që mund të përfitojë nga ritmi i lartë i lojtarit në prag të ndeshjeve të rëndësishme ndërkombëtare.