Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes sot në Kosovë – pasdite do të pritet nga Maqedonci

by informim peje

Zëvendës ndihmës sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Baker sot do të qëndroj në Kosovë, derisa gjatë orëve të pasdites pritet të takohet me ministri, në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kështu bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për media.

banner

Pritja do të bëhet me ceremoni zyrtare në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 16:00.

“Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë takim i cili shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e MM.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy