DJE, SOT, NESËR… DERI NË FUND!

by Nexhat

Nga: Shqiptar Shaljani

Të dashura shqiptare e shqiptarë, miq të së vërtetës e të identitetit tonë shekullor edhe sot, në Kishën katolike shqiptare “Shën Kryqi” në Mitrovicë, u jetësua një tjetër akt i ringjalljes shpirtërore dhe kombëtare – u pagëzua një tjetër familje shqiptare, e cila me krenari dhe përkushtim iu kthye besimit të të parëve tanë. Ishte një ditë drite, gëzimi dhe bekimi.

banner

Mitrovicës i ra drita – po pagëzohen djem e qika!

Zoti është me ne dhe ne jemi me Zotin – me Dardaninë, me Evropën, me Amerikën.

Kjo është rruga jonë – e kthjellët, e ndritshme dhe e pandalshme!

Por përballë këtij gëzimi, përballë këtij realiteti që po rizgjon ndërgjegjen shqiptare, portalet e errësirës si “Jepi zë” dhe disa media lokale e rajonale të njohura për shqiptarofobi të thellë, kanë shpërfaqur edhe një herë fytyrën e tyre të shëmtuar. Ata, të lidhur me rrjetet e islamit politik dhe me mekanizma të dyshimtë pseudoinformativë, keqpërdorin çdo lajm të mirë, çdo hap tonin drejt identitetit, për të sajuar shpifje, etiketime dhe madje edhe kërcënime të rrezikshme.

Në emër të një ideologjie të huaj për kombin tonë, në emër të një “Allahu” që e përdorin si pretekst për frikë, urrejtje dhe linçim publik, këta portale po krijojnë edhe lista vdekjeje për veprimtarë dhe atdhetarë shqiptarë. Po, sot në Kosovën tonë europiane, talibanë shqipfolës guxojnë të shënjestrojnë e të kërcënojnë me jetë ata që guxojnë të rikthehen në rrënjët e tyre pa “lejen” e tyre ideologjike.

Ne e dimë kush janë. E dimë edhe kush i mbështet.

Por ju themi sot: nuk na frikësoni dot!

Është koha e fundit që institucionet e shtetit dhe të sigurisë të veprojnë. Nëse heshtin, atëherë ne do t’i drejtohemi botës:👉 OKB-së,
👉 OSBE-së,
👉 Këshillit të Sigurimit,
👉 KFOR-it,
👉 EULEX-it,
👉 dhe të gjitha ambasadave të vendeve të Kuintit.
Sepse këto lista të vdekjes janë fakte të dokumentueshme, të publikuara haptazi nga portale që funksionojnë si pjesë e policisë sekrete të islamit politik, duke shpallur “armiq të fesë” shqiptarët që zgjedhin të jetojnë si europianë, si dardanë, si bij të identitetit të tyre autokton.
Por ne jemi këtu, të vendosur, të pandalshëm, me dashni për kombin, për besimin e të parëve dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Ne nuk kthehemi mbrapa.
Ne nuk kërkojmë leje për të qenë shqiptarë.
🇦🇱 Dritë për Mitrovicën!
✝️ Pagëzim për shpirtin e robëruar!
💒 Besim për t’u rilindur si komb!
📚 Dinjitet për të nesërmen!
🥂 Gëzim për të gjithë shqiptarët që guxojnë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy