E rëndë në Dibër/ Djali e godet 7 herë me thikë nënën, 50-vjeçarja dërgohet në Spitalin e Traumës

by Nexhat

Detaje të reja janë dhënë nga ngjarja e ndodhur të shtunën në Maqellarë të Dibrës ku djali plagosi rëndë me thikë nënën e tij.

Sipas mediave në Tiranë, mësohet se i biri 26-vjeçar Itles Sula ka plagosur nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë.

banner

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe e plagosura me iniciale N. S., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.

Itles Sula mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë.

I riu mësohet se përballej prej kohësh me shenja të depresionit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy