
Përgaditi: Prof. Ahmet ASANI
Ja disa deklarata të historianëve e politikanëve të njohur mbi identitetin, gjuhën dhe prejardhjen e sllavomaqedonasëve, etnikum të cilit ata i takojnê vet:
1. Kiro Gligorov (presidenti i parë i IRJM-së): “Ne jemi maqedonas sllavë. Nuk kemi asnjë lidhje me Aleksandrin e Madh. Kemi ardhur në këtë rajon në shekullin VI të erës sonë.”
2. Denko Maleski (ministri i parë i punëve të jashtme): “Ideja që Aleksandri i Madh na përket neve u shpik nga grupe politike margjinale. Ishim të detyruar të shpiknim histori…”
3. Ljubço Georgievski (ish-kryeministër – VMRO): “Lidhja me antikitetin është një mit i sponsorizuar nga shteti. Ata që e promovojnë janë agresivë dhe vulgarë. Na tallin në nivel ndërkombëtar.”
4. Vasil Tupurkovski (zëvendëskryeministër): “identiteti maqedonas është një konstruksion politik i shekullit XX, dhe jo një vazhdimësi historike”.
5. Bozhidar Dimitrov (historian): Si autor i librit “Dhjetë gënjeshtrat e maqedonizmit”, për pretendimin se Aleksandri i Madh na përket neve shkruan se është gënjeshtra e parë.
6. Gjordan Veselinov (ambasador në Kanada): “Ne jemi popull sllav kurse gjuha jonë është shumë e afërt me bullgarishten…”