Kreu i Bashkimir Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar ndaj skandalit të fundit ku në Kumanovë u dëgjuan thirrje antishqiptare në një lojë basketbolli, .
Ahmeti shkruan se tetori po vjen dhe populli do t’i thotë ndal përbuzjes dhe vazalitetit, pasi do të tregojnë se nuk do të lejojnë të tilla eksperimente.
Reagimi i plotë:
E kuptoj dhe e ndaj mllefin tuaj miq, jo vetëm nga klithmat e urrejtjes në Kumanovë, por edhe nga fushata e përditshme sistematike kundër barazisë dhe çdo gjë që arritëm bashkë me shumë mund ndër vite.
Tetori miq, në tetor vjen dita juaj për ti thënë njëzëri dhe masivisht mjaft më:
– Përbuzjes
– Ofendimeve
– Nënçmimit
– Vazalitetit
– Përkuljes
– Shumëzimit me zero
– Përndjekjeve
– Anulimit të Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, Badinterit dhe Balanserit
– Largimit nga Bashkimi Europian dhe afrimit me Rusinë e Serbinë.
Më 19 tetor populli do të flas shurdhueshëm zëshëm kundër eksperimenteve të vazalitetit!!!
Po ndodh populli…bashkë!