26 kompani firmosin Kodin Evropian për Inteligjencën Artificiale, Meta qëndron jashtë

by engel

Komisioni Evropian bëri të ditur të premten se 26 kompani të mëdha, përfshirë emra të njohur si Amazon, Google, Microsoft, IBM, OpenAI dhe Mistral AI, kanë nënshkruar Kodin e Praktikës për Inteligjencën Artificiale të Përgjithshme (GPAI) në përputhje me Aktin e Inteligjencës Artificiale të Bashkimit Evropian, i cili hyn në fuqi më 2 gusht.

Ky kod përmban rregulla vullnetare që synojnë të garantojnë transparencë, siguri dhe mbrojtje të të drejtave të autorit në zhvillimin dhe përdorimin e teknologjive të avancuara të inteligjencës artificiale.

banner

Në mesin e nënshkruesve është edhe startup-i gjerman Aleph Alpha, ndërsa kompania Meta ka refuzuar të bashkohet, duke argumentuar se Kodi kufizon inovacionin dhe kritikuar qasjen e BE-së ndaj rregullimit të inteligjencës artificiale.

Nga ana tjetër, XAI – zhvilluesi i modelit Grok për platformën X – ka nënshkruar vetëm kapitullin që lidhet me sigurinë dhe mbrojtjen, duke u zotuar të përmbushë pjesët e tjera përmes alternativave të pranueshme.

Të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet të caktojnë autoritete kombëtare mbikëqyrëse për zbatimin e Aktit. Në rast të shkeljeve, kompanitë përballen me gjoba deri në 15 milionë euro ose 3% të të ardhurave vjetore globale – në varësi të shumës më të lartë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy