Netanyahu mbledh Këshillin e Sigurisë, gati udhëzimet e reja për fazën tjetër të luftës në Gaza

by engel

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të hënën se gjatë kësaj jave do të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën pritet t’i japë ushtrisë izraelite udhëzime të reja sa i takon fazës së radhës të operacioneve në Rripin e Gazës.

Gjatë nisjes së mbledhjes së rregullt të qeverisë, Netanyahu theksoi se objektivat ushtarake të Izraelit mbeten të pandryshuara dhe kërkojnë realizim të plotë.

banner

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të vazhdojmë luftën së bashku për të përmbushur të gjitha objektivat tona: mposhtjen e armikut, lirimin e pengjeve tona dhe garantimin që Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin,” deklaroi ai.

Edhe pse nuk dha një datë të saktë për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, Netanyahu la të kuptohet se vendimet që do të merren pritet të jenë përcaktuese për vijimin e konfliktit në Gaza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy