Policia e Gjilanit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë

by informim peje

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Në njoftimin e bërë publik të hënën, policia bën të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit dhe kapjen e personave në fjalë, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

banner

“Kërkojmë nga qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të kontaktojë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Informacionet mund të dërgohen përmes: Stacionit më të afërt policor, Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” • E-mail: [email protected]

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy