Reshjet e shiut dhe breshërit shkaktojnë ndërprerje të rrymës, KEDS: Ekipet në terren

by engel

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve kanë mbetur pa energji elektrike, kryesisht në rajonin e Anamoravës, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe breshërit që përfshinë vendin të hënën pasdite.

Sipas njoftimit, zonat më të goditura janë Gjilani dhe rrethina, ku moti i keq ka shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik, duke rezultuar me ndërprerje të furnizimit me rrymë. KEDS bën të ditur se ekipet e saj janë të mobilizuara dhe po punojnë në terren pa ndërprerje për të rikthyer energjinë sa më shpejt të jetë e mundur.

banner

Rajonet e Pejës, Ferizajt dhe Prizrenit raportohet të jenë më pak të prekura, megjithatë po ashtu po vazhdojnë ndërhyrjet për normalizimin e situatës.

KEDS ka falënderuar qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar se po bëhen përpjekje maksimale për tejkalimin e kësaj gjendjeje të shkaktuar nga kushtet atmosferike të pafavorshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy