Tërnava u bën thirrje besimtarëve për pjesëmarrje masive në protestën pro ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

by engel

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) u ka bërë thirrje besimtarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e së enjtes në Prishtinë, kundër – siç thuhet – padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kreu i BIK-ut, Myftiu Naim Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucatin, ku u bisedua edhe për protestën e paralajmëruar nga kjo organizatë.

banner

Sipas njoftimit të BIK-ut, myftiu Tërnava falënderoi Gucatin për vizitën dhe vlerësoi angazhimin e OVL-UÇK-së për ruajtjen e vlerave të luftës dhe të trashëgimisë së saj për brezat e rinj. Nga ana e tij, Gucati e falënderoi Tërnavën për mikpritjen dhe e vlerësoi kontributin e Bashkësisë Islame gjatë luftës, duke përkujtuar sakrificat e imamëve që ranë dëshmorë në radhët e UÇK-së.

Në përfundim të takimit, Myftiu Tërnava shprehu mbështetje të plotë për protestën paqësore të organizuar nga OVL-UÇK dhe u bëri thirrje besimtarëve për pjesëmarrje masive, me qëllim – siç thuhet – mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përkrahjen e ish-krerëve të saj që po përballen me gjykimin në Hagë.

Protesta është paralajmëruar të mbahet më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy