Gazetari korrespondent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku, këtë të hënë ka raportuar për ndërtimin e urave të reja mbi lumin Ibër.
Duke raportuar nga afër një prej urave të reja që po ndërtohet për qarkullimin e automjeteve – shumë pranë urës kryesore mbi lumin Ibër – Boshnjaku tha se kjo urë ka një gjerësi prej 10 metrash dhe një gjatësi prej 51 metrash, prej të cilave tri metra janë të destinuara për këmbësorë.
“Punimet për ndërtimin e urës po vazhdojnë me ritëm të shpejtë. Sot bëhen një muaj e dy ditë nga nisja e ndërtimit të dy urave të reja, ndërsa është bërë e ditur se përfundimi i tyre pritet në shtator – pra pas edhe një muaji,” – raportoi Boshnjaku.
Ai shtoi se ura tjetër që po ndërtohet do të jetë vetëm për këmbësorë dhe do të ngrihet në zonën e njohur si “te tre rrokaqiejt”.

