Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ajrore të ushtrisë ruse në rajonin e Zaporizhias, në juglindje të Ukrainës.
Sipas oficerit ushtarak Ivan Federov, sulmet shkaktuan dëme të mëdha edhe në infrastrukturën civile, duke shkatërruar një numër të konsiderueshëm banesash.
Forcat ruse vazhdojnë të përqendrojnë ofensivën në pjesët lindore dhe jugore të Ukrainës, ndërsa lufta mes dy vendeve ka hyrë në vitin e saj të tretë, që nga fillimi në shkurt të vitit 2022.
Në atë vit, Kremlini shpalli aneksimin e katër rajoneve ukrainase – Kherson, Zaporizhia, Donetsk dhe Luhansk – përveç Krimesë, të aneksuar më herët. Që nga ajo kohë, Rusia është përpjekur të vendosë kontroll të plotë mbi këto territore.