“Besën e ki kurrë s’ki me pas problem”, kujt i besoi mbijetuara e dhunës seksuale t’i rrëfeji për atë që i ndodhi në luftë?

by Nexhat

Në një rrëfim prekës në ciklin e emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e luftës”, në Debat Plus një grua e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka ndarë për publikun një pjesë të dhimbjes së saj, për t’i dhënë zë mijëra të tjerave që vazhdojnë të jetojnë në heshtje.

E dhunuar nga paramilitarët serbë gjatë një tentative për të siguruar ushqim për familjen, ajo u përball më pas me një realitet edhe më të rëndë.

banner

Pas luftës, pasi burri i kishte vdekur, u rikthye te prindërit dhe një vit e gjysmë më vonë u martua me një burrë që kishte humbur gruan në luftë dhe kishte tre fëmijë.

“Pas një viti e gjysmë u martova me qet burrin që jom qetu. u detyra se fëmijë atje s’kom pas u detyrova me nejt. U detyrova me nejtën, me pranu burrin me fëmijë”.

“Po, tre fëmijë megjithëse edhe atij gruja i kish pas dek në dializë. Edhe ai me telashe të vetat e me gajle në luftë, e qysh e kanë gruan e vet e qysh i kanë qit para pushkatimit edhe këta në fshatë. A dinë e ka kuptu ma shkurt. Kur u njoftova unë me të, derisa e pam që po vendos, që po vendos për me më marrë po, unë thash kom probleme të luftës, kom sene”, ka thënë ajo.

Ajo i tregoi atij për traumën para martesës. Sot, ajo është nënë, me djalin që i ka mbushur 24 vjeç.

“Po, para se me u martu. Kur dolëm, kur dolëm që u njoftuam takim të parë, jo, dytin, tretin derisa i thash, që vendosim për me u martu thash a mujna me dal thash e kena edhe një bisedë pak me serioze. Tha çka është ashtu? Thash: është lidhje me luftë. Kur jena dal i kom tregu. Nuk je tha e vetmja, unë të pranojë. – A e dinë prindërit, se dinë thash kërkush, unë thash ty po të kallxoj. – Po nëse dyshon diçka nuk je i pajtimit të lutem mos ta zgatim ma shumë, edhe mos të merret vesh kërkund se unë e di që veç ty të kam tregu e kërkujt tjetër jo. Besën e ki tha kurrë s’ki me pas problem se kom mujt tha edhe vet me kanë në qat gjendje. Edhe kurrë skena pas problem me to. U martova e gjeta djalin, kom pas probleme me trauma, kom pas telashe me vetvetën, po në çdo mënyrë u mundu me më trajtu, u mundu me më qetësu, u mundu me më ndihmu shumë e kom pas përkrahje”.

“Meniherë, pas tre muajve mbeta shtatëzanë, si u martova mbeta shtatëzane, pas tre muajve. E kom djalin tash m’i bon me m’i bon 24 vjet”, ka rrëfyer ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy