Krasniqi pret Prattipatin: Kërkohet themelimi i shpejtë i institucioneve

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, ku Krasniqi theksoi rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja, duke paralajmëruar se vonesat në këtë proces po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit.

banner

“Si gjithmonë, ishte kënaqësi të mirëpres në takim znj. Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë. Në frymën e diskutimit për zhvillimit aktuale, theksova nevojën që institucionet e reja të themelohen sa më parë, sepse vonesat po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit. PDK do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, në interes të qytetarëve, për stabilitet institucional dhe mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë perëndimorë”, ka shkuar Krasniqi në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy