Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me mërgimtarë gjatë vizitës së tyre në vendlindje. Në një postim në “Facebook”, ai ka theksuar rëndësinë e mërgatës për zhvillimin e vendit dhe ka shprehur mirënjohje për lidhjen e tyre të pandërprerë me Kosovën.
Kurti ka theksuar se mërgimtarët nuk janë thjesht vizitorë, por partnerë të rëndësishëm në ndërtimin e së ardhmes. Ai ka përçuar një mesazh emocional, duke thënë se “nuk flasim më për trurin që ikën, por për zemrën që nuk harron”.
“Secili mund të jetë përkohësisht jashtë atdheut, por gjithsecili është përjetësisht brenda kombit. Mirë se vini në shtëpinë tuaj, jemi me fat që ju kemi, e ju paçim gjithmonë!”, ka shkruar Kurti.