E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, në një intervistë për Gazetën Express ka folur edhe për pjesëmarrjen e qytetarëve serbë dhe Listës Srpska në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, pasi katër komunat veriore aktualisht janë me kryetarë shqiptarë.
Ajo ka cituar zv/presidentin amerikan, J.D. Vance, që ka thënë se “nuk mund të fitosh një mandat demokratik duke i censuruar kundërshtarët e tu”.
Prattipati tha se partitë politike të serbëve të Kosovës përfaqësojnë qytetarë të Kosovës.
Ajo ka shtuar se “përdorimi i ndonjë truku administrativ apo procedural për të penguar parti apo individë që ndryshe janë të kualifikuar të garojnë do ta njolloste rezultatin”.
“Partitë politike të serbëve të Kosovës përfaqësojnë qytetarë të këtij vendi. Ato janë pjesë e peizazhit politik të Kosovës dhe nuk duhet të bllokohen nga pjesëmarrja politike. Të gjitha partitë duhet ta mbështesin të drejtën e njerëzve për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Kjo do të thotë të parandalohet çdo përpjekje për t’i bllokuar partitë politike të serbëve të Kosovës nga pjesëmarrja në zgjedhje. Përdorimi i ndonjë truku administrativ apo procedural për të penguar parti apo individë që ndryshe janë të kualifikuar të garojnë do ta njolloste rezultatin“
INTERVISTA E PLOTË:

