Ngërçi në Kuvend, Krasniqi takon ambasadorin britanik – flasin për ‘‘nevojën urgjente për funksionalizimin e institucioneve’’

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin britanik Jonatha Hargreaves. Të dy ata kanë diskutuar për situatën politike në vend, zhvillimet pas zgjedhjeve, si dhe, nevojën urgjente për funksionalizimin e institucioneve të reja,

Krasniqi në postimin e bërë në Facebook, ka thënë se ai i ka ndarë shqetësimet e tija me ambasadorin britanik lidhur me bllokadën institucionale, e cila, ‘’po dëmton besimin e qytetarëve’’.

banner

Postimi:

Sot pata kënaqësinë të takoj edhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Diskutuam për situatën politike në vend, zhvillimet paszgjedhore dhe nevojën urgjente për funksionalizimin e institucioneve të reja, në përputhje me Kushtetutën.

Me Ambasadorin Hargreaves ndava shqetësimet tona për bllokadën aktuale institucionale, e cila po e dëmton besimin e qytetarëve dhe po pengon zhvillimin demokratik të vendit.

E ritheksova se Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv, në mbrojtje të rendit kushtetues, demokracisë funksionale dhe partneritetit tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar dhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy