Këto janë disa nga ngjarjet kryesore të paralajmëruara për ditën e sotme në Kosovë:
Në Shtime, Komuna ka njoftuar për një aktivitet të rëndësishëm që do të mbahet nesër, ku Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, do të marrë pjesë në përurimin e një rruge dhe do të inspektojë punimet për rregullimin e shtratit të lumit. (Ora 11:00)
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, do të mbajë konferencë për media, me rastin e lansimit të thirrjes publike për mbështetje financiare të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në sektorin e industrisë kreative. (Objekti i MINT, ora 14:00)
Në Obiliq, do të organizohet një koncert artistik kushtuar bashkatdhetarëve, i cili do të mbahet në sheshin “Dëshmorët e Kombit”. (Ora 19:00)