Osmani tërheq kërkesën nga Kushtetuesja për seancën konstituive, shkak bëhet prania e gjyqtarit Radomir Laban

by engel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka tërhequr kërkesën e dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese, për të sqaruar pasojat në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik – afat i përcaktuar më herët nga vetë gjykata.

Sipas Osmanit, arsyeja e tërheqjes lidhet me përbërjen e trupit gjykues, konkretisht me praninë e gjyqtarit Radomir Laban, të cilin ajo e cilëson si të papërshtatshëm për të shqyrtuar këtë çështje.

banner

Radomir Laban, gjyqtar aktual në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, është emëruar në vitin 2018 nga ish-presidenti Hashim Thaçi, pas një proces të zgjatur verifikimi. Ai është propozuar nga Lista Serbe dhe mandati i tij zgjat nëntë vjet.

Laban ka qenë i dënuar në Serbi në vitin 2011 për marrje ryshfeti, me një vendim gjyqësor që e dënonte me gjashtë vjet burgim. Në vitin 2017, Serbia i ka kërkuar EULEX-it arrestimin e tij, por misioni ka deklaruar se nuk ka mandat për ta realizuar këtë kërkesë.

Vendimi i Osmanit për të tërhequr kërkesën ngre pikëpyetje mbi integritetin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në kontekste të ndjeshme politike dhe institucionale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy