Parashikimi për sot e marte: mot i paqëndrueshëm, reshje lokale dhe erëra të forta

by engel

Sot e marte, më 05.08.2025, vendi pritet të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, me alternime mes vranësirave të dendura dhe intervaleve me diell. Lokalisht, kryesisht në disa zona të caktuara, parashikohen rrebeshe të izoluara shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe herë pas here mund të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që variojnë nga 15 deri në 45 km/h. Temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale do të luhaten mes 23 dhe 26°C.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy