Plagosje me armë zjarri gjatë rrahjes mes pesë personave në Gjakovë

by engel

Një përleshje fizike mes pesë personave, tre prej tyre me nënshtetësi gjermane, ka përfunduar me plagosjen e njërit nga të përfshirët, të hënën pasdite në Gjakovë.

Gjatë incidentit është përdorur armë zjarri, e cila u sekuestrua nga policia së bashku me një karikator me katër fishekë dhe një gëzhojë. Personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

banner

Policia ka arrestuar të pestë të dyshuarit, por pas intervistimit, me vendim të prokurorit, vetëm njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerët janë liruar.

Rasti është cilësuar “vrasje në tentativë” dhe “pjesëmarrje në rrahje”, dhe hetimet po vazhdojnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy