Presidentja maqedonase dënon thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë: Jemi të turpëruar

by engel

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka reaguar ashpër pas thirrjeve anti-shqiptare të dëgjuara nga tifozët gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë në Kumanovë, fundjavën që lamë pas.

Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar se populli maqedonas ndjehet i turpëruar nga ky incident, duke e cilësuar ngjarjen si një tjetër shfaqje “analfabetizmi sportiv”. “Disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë — por në fakt goditën të gjithë ne, madje edhe vetveten”, ka shkruar presidentja.

banner

Siljanovska Davkova theksoi se shteti nuk duhet të lejojë që arenat sportive të shndërrohen në “skena gladiatorësh tifozësh”, ndërsa kërkoi një “alfabet të ri të brohoritjes sportive”. Ajo tha se kultura e tifozërisë mësohet në familje dhe shkollë dhe bëri thirrje për t’u kundërvënë çdo forme të gjuhës së urrejtjes.

Gjatë ndeshjes, një grup tifozësh brohoriti parulla të rënda si “Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, thirrje me retorikë naziste, të bëra në prani të kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të shtetit.

Presidentja kërkoi veprim institucional për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy