Kjo javë nis nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm dhe masave më të ftohta, por gradualisht pritet stabilizim dhe ardhje e të nxehtit afrikan drejt fundit të saj.
Sot pritet të ketë alternime mes diellit dhe vranësirave, me rrebeshe të izoluara dhe bubullima në disa zona.
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, por me mundësi për ndonjë rrebesh lokal, sidomos në zonat malore, ndërsa temperaturat do të nisin rritjen graduale. E enjta do të karakterizohet nga mot i kthjellët me vranësira të pakta.
Nga e premtja dhe gjatë fundjavës pritet depërtimi i masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, duke sjellë mot përvëlues dhe temperatura që mund të arrijnë deri në 36°C.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, ndërsa në fillim të javës mund të jetë herë pas here e fuqishme, me shpejtësi nga 15 deri në 65 km/h.

