Sveçla: Arrestimi i katër personave në Prizren dëshmon se krimi s’ka vend as në Policinë e Kosovës

by engel

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Inspektoratin Policor të Kosovës për aksionin e zhvilluar në Prizren, ku u arrestuan katër persona nën dyshimet për detyrim dhe shmangie tatimore, mes tyre edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Sveçla theksoi se krimi nuk mund të tolerohet në asnjë segment të shoqërisë, e aq më pak brenda Policisë së Kosovës.

banner

“Mbështes dhe insistoj në veprime edhe më të vendosura të Inspektoratit, që radhët e Policisë të pastrohen nga elementë që njollosin emrin e institucionit më kredibil në vend. Policia duhet të jetë adresë e luftimit të krimit, e jo strehë e tij”, deklaroi ai.

Ministri u zotua se lufta kundër elementeve të pandershme do të vazhdojë pa kompromis, duke e vlerësuar aksionin e fundit si dëshmi të vendosmërisë për mbrojtjen e integritetit të Policisë së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy