Trump paralajmëron BE-në me tarifë 35% nëse nuk sjell 600 miliardë dollarë investime në SHBA

by engel

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur sërish mundësinë e vendosjes së tarifave të larta doganore ndaj Bashkimit Evropian, duke kërkuar angazhime më të mëdha të investimeve evropiane në ekonominë amerikane.

Në një intervistë për televizionin CNBC, Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të rikthejnë tarifën 35% për produktet evropiane, nëse Brukseli nuk i përmbahet marrëveshjes së dakorduar për realizimin e 600 miliardë dollarëve investime në SHBA.

banner

“Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë ata do të paguajnë një tarifë prej 35%”, paralajmëroi ai.

Deklarata vjen në një periudhë kur administrata amerikane po shton presionin mbi partnerët tregtarë për të rritur investimet dhe importet nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, sot Bashkimi Evropian njoftoi pezullimin e kundërmasave ndaj taksave të Trump, duke u thirrur në marrëveshjen tregtare të arritur mes dy palëve.

Presidenti amerikan u shfaq gjithashtu optimist për një marrëveshje të re tregtare me Kinën, duke thënë se negociatat po avancojnë dhe se një nënshkrim mund të ndodhë deri në fund të vitit. Ai la të hapur mundësinë e një takimi me presidentin kinez Xi Jinping, nëse të dyja palët finalizojnë marrëveshjen.

Në anën tjetër, Trump përsëriti kërcënimin për rritjen e tarifave edhe ndaj Indisë, të cilën e kritikoi për blerjen e naftës ruse dhe për “raport të padrejtë tregtar” me SHBA-në.

“India bën shumë biznes me ne, por ne nuk bëjmë me ta. Ramë dakord për 25%, por ka gjasë se do ta rrisim ndjeshëm këtë tarifë brenda 24 orëve të ardhshme,” paralajmëroi ai.

Me këto sinjale të reja presioni, presidenti amerikan po sinjalizon se politika e tij “Amerika e para” do të vazhdojë të ushtrojë trysni mbi partnerët globalë në prag të negociatave afatgjata tregtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy