Zyrtare: Ardon Jashari transferohet te Milan – Marrëveshja mbyllet për 39 milionë euro

by informim peje

Telenovela e gjatë mes Milanit dhe Ardon Jasharit ka përfunduar me sukses. Klubi italian dhe Club Brugge kanë arritur një marrëveshje për transferimin e mesfushorit zviceran me origjinë shqiptare në “San Siro”.

Sipas mediave italiane, Brugge ka pranuar ofertën përfundimtare të Milanit, e cila arrin vlerën totale prej 39 milionë eurosh, duke përfshirë edhe bonuset. Jashari, 23 vjeç, pritet të mbërrijë në Milano në ditët në vijim për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e re me kuqezinjtë.

banner

Mesfushori me tipare mbrojtëse ka bërë një sezon të shkëlqyer me belgët, ku ka luajtur 52 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 4 gola. Para se të transferohej te Club Brugge, ai ishte pjesë e Luzernit në Superligën e Zvicrës, ku spikati me paraqitjet e tij dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

Me këtë lëvizje, Milan përforcon ndjeshëm repartin e mesfushës, duke sjellë një futbollist të ri, me potencial të madh dhe eksperiencë ndërkombëtare, që shihet si një investim afatgjatë për projektin e klubit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy