5 mijë vizita mjekësore derë më derë – Kryetari i Suharekës me projekt social për kujdesin ndaj të moshuarve

by informim peje

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka ofruar për shërbimin mjekësor shtëpi-më-shtëpi, duke thënë se tashmë janë kryer diku pesë mijë vizita mjekësore nëpër shtëpitë e njerëzve në nevojë.

“Është një projekt shumë i mirë, diku viti i tetë që vazhdon. Diku i kemi pesë mijë vizita në vit, i ndihmojmë njerëzit në nevojë, njerëz të moshuar. I kemi dy ekipe të mjekëve dhe infermierëve. I vizitojnë çdo ditë, i pastrojnë, i rregullojnë, ua japin ndihmën e parë, infuzione, krejt çka kanë nevojë, dhe në të ardhmen e kam edhe një projekt më të mirë se ky”, ka thënë Muharremaj në DPT Te Fidani në Klan Kosova.

banner

Ai më pas tregoi se çfarë përmban projekti më i zgjeruar i tij.

“Do të shkojmë t’i gjejmë disa infermierë me u çu kafe, me ua pastru rrobat, me shku nëpër lokale me ble, me i furnizu, mos me i lënë të vetmuar”.

“Nuk janë ndonjëherë në pyetje veç paratë, por është në pyetje me i mbrojtë ata njerëz që na kanë rritur, na kanë shkolluar, na kanë krenuar dhe na duhet me u kujdesë më shumë për ta”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy