Një tragjedi e rëndë tronditi Ganën mërkurën, ku dy anëtarë të kabinetit qeveritar, Ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boamah dhe Ministri i Mjedisit Ibrahim Murtala Mohammed, humbën jetën në një aksident helikopteri në rajonin jugor Ashanti.
Në total, gjashtë persona, përfshirë ekuipazhin dhe pasagjerët, nuk arritën të mbijetojnë.
Helikopteri Z9 ishte nisur nga kryeqyteti Akra drejt qytetit të minierave, Obuasi, kur humbi kontaktin me autoritetet në një zonë malore të Ashantit.
Në bord ndodheshin pesë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.
Shefi i Shtabit të Presidentit, Julius Debrah, njoftoi se flamujt do të ulen në gjysmë shtizë për nder të viktimave, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në zhvillim e sipër.
Gjithë vendi po mban zi për humbjen e këtyre figurave kyçe të qeverisë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka shprehur ngushëllimet për familjet dhe popullin e Ganës.